Transferta ndaj Sasuolos, Konte: Kokën lart, gjoksin para dhe shkojmë në betejë. Ibrës i them se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 20:44

Transferta ndaj Sasuolos, Konte: Kokën lart, gjoksin para dhe shkojmë në betejë. Ibrës i them se…

Trajneri i Interit, Antonio Konte, doli ditën e sotme në konferencë para ndeshjes së nesërme që zikaltrit do të luajnë në orarin e drekës, në fushën e Sasuolos.

antonio konte

Konte foli për gjendjen e ekipit të tij, si edhe për dëmtimet e shumta, ndërsa komentoi edhe deklarata të Ibrahimoviç, që ditën e sotme bënë bujë në ambientin italian.

GJENDJA – Ekipi ka punuar mirë, dhe kjo më jep sinjale të mira. Ka përkushtim dhe vendosmëri. Më pas, një ndeshje mund ta fitosh ose jo. Jam i kënaqur që punoj në këtë klimë.

DËMTIMET – Të gjithë i konsiderojmë titullarë për të veshur fanellën. Kam besim te çdo lojtar, që kam vendosur ta mbaj te Interi. Jemi gati të përballemi me çdo situatë. Kokën lart, gjoksin apra, dhe do shkojmë në betejë.

SANÇEZ – Më vjen keq për të, edhe nga ana e stafit mjekësor. Sançez sapo kishte filluar të jepte kontributin e tij, pasi u kthye nga një dëmtim. Më vjen keq për të. Por, dëmtimet janë pjesë e karrierës. edhe unë kam kaluar shumë. Në fund, rëndësi ka të ringrihesh përsëri.

IBRA – Të flas për lojtarë të tjerë që do doja të kisha në ekip, do ishte mungesë respekti për lojtarët e mi dhe për atë që po më japin. Respekt maskimal për Ibrën, djalë i jashtëzakonshëm, ëq do mbetet në historinë e futbollit. Por, ne duhet të jemi më të bashkuar.

ÇFARË MUNGON PËR DINAMITIN – Mendoj se kemi treguar vazhdimësi në rezultate. Nuk ishim thjesht një shkëndijë. Duhet të vijojmë rrugëtimin të përmirësojmë veten. E ardhmja jonë kalon nga përmirësimi i secilit prej nesh.

SASUOLO – Duhet t’i përgëzojmë. Ata janë një klub serioz, dhe kanë një trajner të përgatitur. Shumë respekt për ta dhe i përgëzojmë për ecurinë. Do masim forcat tona duke ditur se ata janë një realitet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"