Transferta “e zjarrit” në Korçë, Tirana rifiton Osmanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 14:21

Transferta “e zjarrit” në Korçë, Tirana rifiton Osmanin

Bardheblutë nuk kanë pushim. Ndonëse luajtën në Lezhë, kundër Besëlidhjes bardheblutë kanë dalë menjëherë në fushë. Janë stërvitur vetëm ata që mungonin dhe lojtarët që nuk luajtën 90 minuta. Pjesa tjetër ka kryer vetëm disa vrapime të lehta dhe terapi.
Tirana6

Gjendja e skuadrës është optimale. Në Korçë, ekipi do të ketë vetëm një mungesë. Atë të Erjon Hoxhallarit. Lojtari është ndëshkuar me karton të kuq dhe nuk do të luajë në këtë sfidë.

Edhe Osmani, i cili ka pasur probleme me shpinën po punon, ndërkohë që do të jetë i gatshëm për fundjavën. Bardheblutë zhvillojnë një transfertë të rëndësishme në Korçë ku medoemos duhet fitorja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"