Transferimi te Milani rrezikoi të dështonte, De Ketelare vendimtar për klubet/ Menaxherët zbardhin prapaskenat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 0:04

Transferimi te Milani rrezikoi të dështonte, De Ketelare vendimtar për klubet/ Menaxherët zbardhin prapaskenat

Tom de Myl dhe Jama Sharifi. Janë dy menaxherët e Sharl de Ketelares dhe arkitektët e transferimit të tij te Milani. Kontaktet mes palëve, dëshira e djaloshit, rreziqet e dështimit, ata i kanë treguar në një intervistë të dhënë së fundmi për belgët e “Het Laatste Nieuws”.

3000

Mund të tregoni një herë e mirë si lindi ky transferim?

Milani e ka ndjekur Sharlin që kur ishte në ekipin e të rinjve dhe kontaktet e para kanë ndodhur dy vjet më parë. Mendonin se Sharli ishte talent, por dëshironin një lojtar të gatshëm, ndaj edhe pritën për të parë shpërthimin e tij. Ndërkohë që javët kalonin, Maldini dhe Masara na kanë bombarduar me pyetje. Jo vetëm për aspektin profesional, por sidomos për atë karakterial.

Ndërkohë, në ditët e fundit, De Ketelare u gjykua për profesionalizëm të pakët…

Nuk është e drejtë. Është për të ardhur keq që kanë dalë të tilla falsitete. Kushdo do të ndihej keq nëse transferimi i ëndrrave mund të dështonte. Sharli ka punuar çdo ditë dhe nuk është stërvitur vetëm në një rast kur nuk ndihej mirë.

Cilat klube e kanë kërkuar këto kohë?

Uest Hemi, Njukasëlli, Arsenali, por që asnjëherë nuk bënë hapin vendimtar. Edhe Barcelona e donte, por nuk na dukej vendi i duhur. Nga ana financiare Lidsi i ofroi më shumë klubit, neve dhe lojtarit, por ai donte Milanin dhe aty nisën të ndryshonin gjërat. Ishim të hapur dhe e paralajmëruam se do të hasnim vështirësi e që mund të zhgënjehej, por ai dëshironte me shpirt Milanin.

A rrezikoi në ndonjë moment që të mos kryhej ky transferim?

Në qershor Lidsi këmbëngulte. I telefonuam Maldinit që ende nuk kishte rinovuar dhe i kërkuam të bënte hapin vendimtar. Bryzhi nuk e shiste për 20 milionë euro, por Sharli rezistoi pasi foli edhe me Piolin. Sa për Lidsin, u tregua shumë korrekt. Trajneri Xhesi Març i garantonte se do ta aktivizonte çdo javë, por Sharli priti Milanin.

Si ishin ditët e fundit?

Pas takimit të palëve në Belgjikë, drejtuesit e Milanit dhe tëBryzhit nuk kishin më dëshirë tëflisnin. U desh takimi në Luganoku ballafaqimi ishte i zjarrtë për të hartuar një strategji fituese. Çlirimin e vërtetë e përjetuamtë martën kur pas firmës upërqafuam të gjithë së bashku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"