Transferimi te Lushnja, flet mbrojtësi Doko: Kjo fanellë, hap i madh për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2020 | 21:55

Transferimi te Lushnja, flet mbrojtësi Doko: Kjo fanellë, hap i madh për mua

Një nga afrimet e shumta të verës te Lushnja është mbrojtësi i krahut të majtë, Igli Doko, i cili mbylli një sezon të suksesshëm te Turbina. 

igli doko

“Jam i gëzuar që jam pjesë e një skuadre me emër si Lushnja. Do të jap më të mirën për vete dhe për skuadrën, për të realizuar objektivat e saj në sezonin e ri. Vij pas një sezoni te Turbina dhe jam i lumtur që realizuam objektivin e mbijetesës, pasi dolën 3 skuadra nga grupi.

Patjetër që është një hap i madh për mua të vij te skuadra e Lushnjës. Duke punuar kokulur dua të shkoj sa më lart. Tani jemi të përqendruar te përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe jam i bindur se do ta justifikoj plotësisht besimin që më dha Lushnja”, është shprehur mbrojtësi Igli Doko.

Prej së martës lushnjarët janë zhvendosur në qytetin e Përmetit për të vazhduar fazën përgatitore. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla kryen dy seanca ditore në stadiumin “Durim Qypi” të qytetit jugor. Bashkia e Lushnjës, që është aksionerja e vetme e klubit të futbollit, ka planifikuar 32 milionë lekë (të vjetër) për këtë vit, për zhvillimin e dy fazave përgatitore, dimërore dhe verore.

Alban Alushi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"