Transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit kosovar/ Zbulohet shifra e majme që do të përfitojë Drita nga shitja e ish-lojtarit të Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2022 | 0:46

Transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit kosovar/ Zbulohet shifra e majme që do të përfitojë Drita nga shitja e ish-lojtarit të Skënderbeut

Një lajm i bujshëm vjen nga Kosova! Pas ndeshjes së sotme, raportohet se Drita ka arritur marrëveshje me skuadrën Rojal Antverp, për transferimin e ish-sulmuesit të Skënderbeut, Arbnor Mujës te skuadra belge.

Muja

Gazetari Arlind Sadiku, ka njoftuar se Drita nga kjo marrëveshje do të përfitoj 400.000 euro. Kësisoj Arbnor Muja do të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të Superligës së Kosovës. Ai do të thyej rekordin e Milot Rashicës që ishte transferuar te Viteshe nga Vushtrria për 300,000 euro në vitin 2015.

FB_IMG_1659044911587

Raportohet se futbollisti do të udhëtojë në Belgjikë për të kryer testet mjekësore, para se të nënshkruaj kontratë afatgjate me Antverpin e Van Bomelit, teksa do të militojë në të njëjtën skuadër me Naingolan dhe Alderveiler.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"