Transferimi i Zhegrovës te Lila, zbulohet shifra e majme që do të përfitojnë Prishtina dhe Flamurtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 20:08

Transferimi i Zhegrovës te Lila, zbulohet shifra e majme që do të përfitojnë Prishtina dhe Flamurtari

Edon Zhegrova bëri hapin e madh në karrierë, teksa u transferua nga Bazeli, tek kampionët e Lilës në Francë. Nga kjo lëvizje e bujshme do të përfitojnë edhe 2 klubet kosovare, Prishtina dhe Flamurtari i Prishtinës.

Edon Zhegrova

Sipas mediave dardane, të dy këto klube do të përfitojnë nga 200 mijë euro secila. Një shifër e majme kjo, që do të mbushë arkat e klubeve.

Kjo për faktin se në kontratën e këtyre skuadrave ka qenë e shkruar që për çdo transferim, skuadrat do të përfitojnë një përqindje, si klube mëmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"