Transferimi i Mesit/ Nejmar dhe Serxho Ramos, e parashikuan transferimin që në… dhjetor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2021 | 19:51

Transferimi i Mesit/ Nejmar dhe Serxho Ramos, e parashikuan transferimin që në… dhjetor

Në media u raportua sikur ishte një ngjarje e ndodhur në mënyrë surprizë dhe të befasishme, por disa mendojnë se Lionel Mesi e kishte vendosur me kohë që do të shkonte në Paris.

mesi psg 2

Serxho Ramos dhe Nejmar ishin ata që e parashikuan diçka të tillë që në dhjetorin e vitit të kaluar. Braziliani tha se në sezonin e ri do të luante me Lionel Mesin dhe kjo ishte diçka e sigurt, ndërsa spanjolli ia kishte thënë presidentit Florentino Perez.

Ramos takoi numrin një të klubit dhe ia bëri me dije se kishte ofertë nga PSG-ja, skuadër e cila kishte një projekt ambicioz dhe do të transferonte gjithashtu edhe Leo Mesin.

Perez sigurisht që nuk e ka besuar diçka të tillë ose ka punuar kundër Laportës në mënyrë që ta shiste yllin argjentinas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"