Transferimi i mbrojtësit italian tek PSG, zbulohen detajet e operacionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 19:09

Transferimi i mbrojtësit italian tek PSG, zbulohen detajet e operacionit

Më shumë detaje kanë dalë përsa i përket transferimit të Alesandro Florenzit tek PSG. Sipas mediave italiane, transferimi do jetë huazim me të drejtë blerjeje për 9.5 milionë euro.FLORENZI

Florenzi sapo është rikthyer nga huazimi tek Valencia, por 29 vjeçari nuk është në planet e trajnerit të Romës, Fonseka. Sipas “La Roma Siamo Noi” PSG do paguajë 500 mijë euro për huazimin dhe 9 milionë euro të tjera për blerjen përfundimtare.

Raportohet se Florenzi do udhëtojë drejt Parisit sot për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore nesër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"