Transferimi i Mbapesë te PSG, kampionët e Francës morën masa për vdekjen e sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2018 | 16:51

Transferimi i Mbapesë te PSG, kampionët e Francës morën masa për vdekjen e sulmuesit

Transferimi i Mbapesë të PSG nga Monako vazhdon të jetë transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori. Në 2017-ën negociatat ishin të gjata, por sajti francez “Mediapart.fr” ka zbuluar disa pika në të cilat klubet nuk binin dakort.

mbape

Shuma totale e transferimit ishte 145 milionë euro dhe 35 të tjera bonuse. Në të kishte edhe shumë klauzola. Paratë do të paguheshin me këste për 4 vite. Detaji që ka çuditur shumë persona është ai që parashikon mundësinë e vdekjes së Kilian Mbapesë.

Drejtori teknik i PSG-së, Antero Henrike ngulmoi të përfshinte një klauzolë ku në rast vdekjeje të sulmuesit, kampionëve të francës u lindte e drejta që të mos paguanin këstet e mbetura. Megjithatë drejtuesit e Monakos nuk e pranuan këtë dhe ajo nuk u bë pjesë e kontratës që u firmos nga të dyja palët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"