Transferimi i Gurit, Ostende pati shkëlqim në 13 vite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 17:07

Transferimi i Gurit, Ostende pati shkëlqim në 13 vite

Klubi ku Sindrit Guri do të luajë sezonin e ardhshëm, KVO Ostende, ka një histori të hershme në kampionatin belg. I themeluar në vitin 1981, ai ishte një bashkim mes VG dhe AS Ostende, që njihet ndryshe si klubi me numrin e aksioneve 31.

Guri1

Megjithatë, shkëlqimin klubi e ka pasur mes viteve 1993 dhe 2005, ku ka luajtur në nivele të larta dhe në vitet në vijim ka pasur disa luhatje. Edhe sezonin futbollistik që sapo u mbyll, Ostende nuk ka pasur një pozicion shumë komod në tabelën e klasifikimit, pasi renditej në vendin e 11-të, por nuk rrezikonte rënien.

Trajner i skuadrës është boshnjaku Adnan Çustoviç, 40 vjeç që ka pasur vetëm një eksperiencë në stol në të kaluarën. Ndërsa president është Peter Kalant. Ngjyra karakteristike e uniformës së parë kur skuadra luan në ndeshjet shtëpiake është e kuqe me shirita jeshil, ndërsa në ndeshjet në transfertë, jeshile me shirita të kuq.

Ostende

Futbollistët që janë aktualisht pjesë e klubit vijnë nga shumë vende të Europës. Stadiumi ku skuadra luan ndeshjet është “Versluys Arena” dhe ka një kapacitet prej rreth 8.500 vendesh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"