Transferimi i bujshëm, si u bind Laçi për të shitur Uzunin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 12:07

Transferimi i bujshëm, si u bind Laçi për të shitur Uzunin

Myrto Uzuni shënoi në Korçë ndaj Skënderbeut duke i dhënë ekipit një pikë, por dy orë më pas e ka parë veten si pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Kalimi i tij te klubi kroat ishte përfolur prej kohësh, por kurbinasit nuk e lëshuan “xhevahirin” e tyre pa marrë pjesën që u takon nga transferimi.

uzuni

Sipas zërave të merkatos, është thënë se Uzuni i ka kushtuar 350 mijë euro Lokomotivës së Zagrebit. Por ajo që e bindi klubin e Laçit për ta lëshuar sulmuesin ka qenë kësti i parë i pagesës, që është kryer në dorë. Mësohet se 100 mijë euro kesh në dorë kanë bindur laçianët për të lejuar Uzunin që të kalonte në Kroaci. Pjesa tjetër e shumës së transferimit pritet që të kryhet më vonë nga Klubi i Lokomotivës, i cili i ka lënë Laçit edhe 20% të vlerës së kartonit të lojtarit.

uzuni

Dy sezone më parë, presidenti Pashk Laska pagoi 20 mijë euro tek Apolonia për Myrto Uzunin, i cili doli një biznes i suksesshëm për klubin kurbinas. Dje Laçi ka zyrtarizuar largimin e Myrto Uzunit, që i uron suksese te klubit kroat, si dhe ka njoftuar afrimin e Elvi Berishës, që shikohet si zëvendësuesi i sulmuesit beratas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"