Transferimi i bujshëm, Frederik Veseli bëhet shok skuadre me Diego Kostën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2022 | 19:01

Transferimi i bujshëm, Frederik Veseli bëhet shok skuadre me Diego Kostën

Ish-sulmuesi spanjoll i Çelsit, Diego Kosta, është shumë pranë nënshkrimit me klubin e Salernitanës në Serinë A.

diego kosta

Lajmi i bujshëm vjen nga mediat italiane, me Salernitanën, që kërkon të bëjë afrimin e tretë në epokën Sabatini. Presidenti i ri i klubit italian, ka si qëllim kryesor të shpëtojë klubin këtë sezon në luftën për mbijetesë.

Diego Kosta është një futbollistë i lirë dhe mund të nënshkruajë me kë skuadër të dojë dhe pritej që ta bënte këtë gjë me Arsenalin, por duket se ai ka ndryshuar mendje dhe shumë shpejtë do ta shohim bomberin spanjoll të luaj në krahë të Frederik Veseli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"