Transferimet e dekadës/ Kukësi për rekord botëror, klubet shqiptare përfituan 8.2 milionë dollarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2021 | 23:28

Transferimet e dekadës/ Kukësi për rekord botëror, klubet shqiptare përfituan 8.2 milionë dollarë

Për transferimet e kryera në 10 vitet e fundit në botë janë shpenzuar në total 48.5 miliardë dollarë. Plot 133 mijë shitblerje dhe dhënie me huazim që nga viti 2011 deri në 2020.

Kukesi rekord boteror

FIFA zbulon në analizën e saj të botuar në faqen zyrtare se si janë shpenzuar 2.85 miliardë dollarë para 10 vitesh me rekordin e shpenzuar në vitin 2019, kur shifrat u rritën në 7.35 miliardë.

merkato2

Në vitin e kaluar u regjistruan 5.63 miliardë dollarë. Shifra të mëdha që të bëjnë të mendosh se e rëndësishme është merkatoja me lojtarët që lëvizin sa në një kontinent të tjetrin, sa në një shtet në tjetrin dhe sa në një qytet në tjetrin.

Të gjitha këto të faktuara dhe të protokolluara nga qeveria e futbollit. Nuk mungojnë në këtë vlerësim të bërë nga FIFA dhe klubet e Superiores shqiptare.

shuma

TRANSFERIMET DHE HUAZIMET

Numri i transferimeve ndërkombëtare dhe huazimeve të kryera mes klubeve pjesëtare në FIFA është rritur gjatë dekadës së fundit duke arritur kulmin në vitin 2019.

Edhe pse pati një rënie të lirë në 2020 për shkak të pandemisë, ajo kurrë nuk rrezikoi shkatërrimin e tregut. Në tabelat e para janë numrat e transferimeve të kryera nga 2011 deri në 2020 ashtu si dhe shumë e dollarëve të shpenzuar në këto transferime.

TRANSFERIMET MË TË SHTRENJTA

Në 10 vitet e fundit nuk kanë munguar dhe transferimet e luksit, ku në vendin e parë është pa dyshim Nejmar, i cili në vitin 2017 kaloi nga Barcelona te Parisi për 222 milionë dollarë.

Transferimet

Pas tij është Hazard me 100 milionë dollarë nga Çelsi te Reali i Madridit për të përfunduar me ish-bomberin e Interit, Romelu Lukaku, i cili shkoi te Çelsi për 115 milionë dollarë.

SHTETET QË KANË SHPENZUAR MË SHUMË

Shteti që ka shpenzuar më shumë është Brazili, vendi i talenteve të shumta. Brazili ka qenë për shumë vite burimi i shumë lojtarëve të cilët kanë mbushur skenat europiane. Shuma e shpenzuar më tepër është për lojtarët brazilianë, plot 7.1 miliardë dollarë.

Shtetet

KLUBET QË KANË SHPENZUAR MË SHUMË

Klubet që kanë shpenzuar më shumë në këto 10 vite vijnë nga Europa, aty ku luhen edhe pesë kampionatet më të forta në botë. 30 klubet që kanë shpenzuar më shumë në këto 10 vite përbëjnë gati 47% të shpenzimeve në gjithë globin, saktësisht 22.8 miliardë dollarë.

30 klubet

SHUMA E SHPENZUAR NË TRANSFERIME

Lista kryesohet nga Anglia e cila ka shpenzuar më shumë në transferimet ndërkombëtare. Bie në sy gjithashtu edhe diferenca që ka në Ishull në krahasim me vendet e tjera në Europë. Vetëm në Angli janë shpenzuar në këto 10 vite plot 12.4 miliardë dollarë.

KUKËSI PËR REKORD BOTËROR

Në bilancin e 10 viteve të fundit të publikuar nga FIFA për të gjitha transferimet në botë, bien në sy edhe disa të dhëna interesante, madje edhe shqetësuese për Shqipërinë dhe klubet e saj të futbollit.

Në total, sipas asaj që raporton FIFA, klubet shqiptare kanë përfituar gjatë 10 viteve një shumë prej 8.2 milionë dollarësh. Natyrisht, kjo është shifër zyrtare, sepse shpesh klubet te ne, por edhe në vende të huaja, nuk raportojnë shifrat e sakta të transferimit të lojtarëve.

Ndërkaq, bie në sy se klubet tona në 10 vitet e fundit kanë shpenzuar afro 1.3 milionë dollarë për të blerë futbollistë të ndryshëm, përfshi vendës dhe të huaj. Dhe këtu ka një detaj që përfshin Kukësin si një nga klubet që ka lënë më shumë futbollistë të lirë pa përfituar asnjë lek.

Nga të dhënat e FIFA-s rezulton se Kukësi është klubi i 14-të në botë që ka lënë më shumë lojtarë të lirë në dekadën e fundit.

Klubi verilindor ka larguar 93 lojtarë pa u marrë asnjë kacidhe, duke demonstruar edhe një herë se menaxhimi është një hallkë e dobët e futbollit shqiptar.

Vendin e parë në botë për largim lojtarësh me parametër zero e mbante klubi Albileks nga Singapori me 160 futbollistë.

SHQ

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"