Transferim në “kohën shtesë”, Atletiko Madridi siguron për 20 milionë euro ish-futbollistin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 23:50

Transferim në “kohën shtesë”, Atletiko Madridi siguron për 20 milionë euro ish-futbollistin e Interit

Futbollisti francez Xhefri Kondobia do të luajë me Atletiko Madridin. Mediat spanjolle raportojnë se madrilenët kuqeblu kanë pranuar të sjellin për 20 milionë euro mesfushorin e Valencias në “Uanda Metropolitano”. 27-vjeçari zë vendin e ganezit Tomas Parti, i cili ka firmosur së fundmi me Arsenalin.

1604153297_629156_1604153367_noticia_normal_recorte1

Pas shitjes së Partit te “Topçinjtë”, Atletiko Madridi pati afat deri në 5 nëntor për të siguruar dhe një tjetër futbollist. Në këtë mënyrë, për shkak të karakteristikave të ngjashme Atletiko Madridi e ka patur të lehtë të gjejë pasuesin e Tomas Partit. Kondobia vlerësohet për rikuperimin e topave në mesfushë, goditjet e sakta nga jashtë zone dhe lojën e fortë.

Ai do të kryejë nesër testet mjekësore dhe më pas do të prezantohet në ambjentet e klubit spanjoll.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"