Transferim me parametra zero, klubi i njohur Europian “prenoton” Elseid Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 23:52

Transferim me parametra zero, klubi i njohur Europian “prenoton” Elseid Hysajn

“Hysaj do të largohet në fund të verës për zgjedhje të klubit. Deri atëherë, ne do të sillemi si profesionistë”, ka deklaruar Mario Xhufredi, menaxheri i mbrojtësit së fundmi.

hysaj.napoli.2020.21.controllo.750x450

Kësisoj, kjo u ka hapur udhë edhe lëvizjeve që shumë skuadra të ndryshme europiane, të nisin kontaktet për një futbollist që në qershor do të jetë me parametër zero.

Në Francë, bëhet me dije se Marseja ka bllokuar praktikisht blerjen përfundimtare për tri alternativa: Leonardo Balerdi, Mikael Kuisanc ose Pol Lirola. Për të tre këta mbrojtës, skuadra franceze ka bllokuar tratativat e blerjes duke qenë se në skenë është mundësia që në fund të këtij sezoni, Marseja të mund të afrojë Hysajn, falas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"