Transferim blic, Kovaçiç përfundon te Reali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2015 | 12:47

Transferim blic, Kovaçiç përfundon te Reali

KovacicSeria A dhe Interi shumë shpejt do të privohen nga prania e një lojtari si Mateo Kovaçiç. “Ylli” kroat do t’i bashkëngjitet “galaksisë” së Realit të Madridit që, vetëm falë një telefonate të bërë dy net më parë, “dogji” konkurrencën e ashpër. Shifrat e akordit mes dy klubeve janë edhe më të habitshme se shpejtësia e akordit mes shoqërive. Flitet se Interi do të arkëtojë 35 milionë euro që do të kapin shifrën e 40 milionë eurove (nëse do të llogariten edhe bonuset).

Prapaskena Reali i Madridit i ka telefonuar dy net më parë Interit për të diskutuar rreth shitjes së 21-vjeçarit. Më tej, bashkëpunëtorët e Tohirit në Milano i kanë komunikuar bosit të tyre shifrat që ishte e gatshme Reali të shpenzonte për kroatin. Më pas erdhi edhe “po”-ja e menjëhershme. Tohir pretendon të paktën 40 milionë nga kartoni i lojtarit, ndërsa Reali është gati që të paguajë 35 në dorë dhe, më pas, t’i transferojë të tjerat në formë bonusesh. Me këtë lëvizje Reali “dogji” një konkurrente nga Anglia (Liverpuli). Thuhet se Interi kishte në program një takim me një ekip anglez që ishte i interesuar për të blerë kroatin e lindur në Linz të Austrisë.

Roli i menaxherit Ditën e djeshme “Marca” hapej me një shkrim, sipas të cilit, Rafael Benitez i kërkonte shoqërisë një mesfushor të aftë për të zëvendë- suar Krosin dhe Modriçin. Trajneri i Realit mendohet se ka menduar vetë për ta zgjidhur këtë problem, pasi ka qenë menaxheri i tij njeriu kyç i kësaj tratative. Sipas “AS”, Manuel Garsia Kijon (menaxheri i Benitezit) ka bindur personalisht Kovaçiçin të pranonte transferimin te Reali i Madridit.

“Finalja” Për ta mbyllur këtë tratativë, sot drejt Madridit do të udhëtojë edhe Piero Auzilio. Drejtori sportiv i Interit pritet të takohet me homologët e tij te Reali për të finalizuar një marrëveshje historike për zikaltrit. Këta të fundit pritet të fitojnë minimumi 35 milionë euro prej një lojtari, i cili, gjatë dy sezoneve e gjysmë në Milano, kurrë nuk ia ka dalë të marrë një vend në formacion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"