Transferimi i Ronaldos te Juventus, flet legjenda e Realit: Perez u tregua shumë bujar…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Korrik 11, 2018 | 20:44

Transferimi i Ronaldos te Juventus, flet legjenda e Realit: Perez u tregua shumë bujar…

Dita e djeshme ka qenë dita e marrëveshjes së shekullit ku Kristiano Ronaldo do të luajë nga sezoni i ri me ekipin e Juventusit. Këtë kalim te skuadra e “Zonjës së Vjetër” e ka komentuar dhe ish lojtari i Realit të Madridt, Amansio Amaro.

hqdefault

Amaro që ka luajtur për Realin ën vitet 60’-70’ ka thënë:: “Presidenti Florentino Perez është treguar bujar me Cristiano-n, mund të kishte kërkuar më shumë për transferimin e tij. Por Cristiano do të pendohet që ka lënë Real për Juventus”.

kristiano-ronaldo7

Ai ka folur edhe për Leo Mesin ku ka thënë:  “Për shkak të stilit të tij dhe të finteve, në kohën time do të kishte shkuar më shumë se një herë në sallën e operacionit”.






www.minuta90.com