Tramexani zbulon hartën e 138 të rinjve shqiptarë përtej Adriatikut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2016 | 20:17

Tramexani zbulon hartën e 138 të rinjve shqiptarë përtej Adriatikut

E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta Dello Sport” i ka kushtuar sot një artikull të veçantë futbollit të të rinjve, duke u përqendruar te puna që po bën Paolo Tramexani, zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht shef i Sektorit Teknik në FSHF. Ky i fundit ka zbërthyer mënyrën se si po rekrutohen talentet shqiptare në të gjithë Europën, ndërsa një numër i konsiderueshëm i tyre gjendet në Itali.

dello sport tramexani

Tramexani i ka treguar të përditshmes sportive italiane se janë 138 futbollistë shqiptarë të evidentuar në akademitë italiane, të cilët Federata Shqiptare e Futbollit po i ndjek me vëmendje, duke planifikuar seanca grumbullimesh me ta gjatë vitit në vazhdim.

Këta futbollistë i përkasin ekipeve U-17 dhe U-20 të klubeve italiane, të shpërndarë në të gjithë Gadishullin Apenin, lojtarë të cilët janë ndjekur nga afër edhe në të kaluarën, apo emra që mund të bëhen pjesë e përfaqësueseve të moshave shqiptare para se të synojnë t’i bashkohen asaj A.

Tramexani-Recenti-Bulku

Dy javë më parë, pas ndeshjes së kombëtareve U-17 të Italisë dhe Shqipërisë, përgjegjësi i kombëtares italiane deklaroi se rritja e numrit të të rinjve shqiptarë në akademitë italiane ishte shqetësues. “Pyes veten nëse po punojmë për veten apo për ta”, ishte alarmi i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"