Tramexani zbërthen paraqitjen shqiptare në Euro 2016

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2016 | 15:28

Tramexani zbërthen paraqitjen shqiptare në Euro 2016

Paolo Tramexani mendon se Shqipëria i ka bërë gjërat siç duhet në Euro 2016, edhe pse nuk arriti të kalonte grupin siç bënë debutueset e tjera të këtij turneu. Zëvendëstrajneri i kombëtares shqiptare, ka dhënë një intervistë për mediat italiane ku ka shpjeguar se pse të gjithë duhej të fokusoheshin më shumë te ajo që shkoi mirë në aktivitet.

tramexani

“Mendoj se është më e drejtë të flitet për gjërat që funksionuan se padyshim që janë më shumë”, tha Tramexani për “sanremonews.it”. “Ka funksionuar ajo që ishte një punë dhe një rrugëtim i nisur prej 5 vitesh, me një kualifikim të parë në një turne kaq të rëndësishëm për historinë e Shqipërisë dhe pastaj fakti që djemtë kanë zhvilluar tre ndeshje në të cilat kanë treguar të gjithë vlerat e tyre, në pikëpamjen futbollistike, në mënyrën se si qëndruan në fushë dhe futbollin që treguan.

De Biazi Tramexani

Mendoj se ata kanë tejkaluar veten dhe e kanë bërë me zemër të madhe, kurajë të madhe dhe krenari të madhe, dhe nuk arritën të merrnin me vete vetëm tifozët shqiptarë, por një popull të tërë që kishte mënyrën t’i vlerësonte dhe e ka jetuar bashkë me ta këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm. Mjafton të shohësh se sa njerëz na kanë ndjekur në Francë dhe sa njerëz na pritën kur u kthyem në Tiranë.

Funksionoi gjithçka. Është e qartë që do të na kishte pëlqyer të luanim një ndeshje më shumë, duke kaluar turin dhe kjo nuk ndodhi për shkak të diferencës së golave më Portugalinë, por kjo nuk ndryshon absolutisht faktin e një gjykimi më se pozitiv për një eksperiencë me të vërtetë të jashtëzakonshme.

De Biazi Tramexani

Edhe Islanda është një realitet pak a shumë si ne, ashtu si Uellsi. Janë ekipe që janë rritur shumë në vitet e fundit dhe kanë merituar të arrijnë ku janë tani. Për sa u përket ndeshjeve tona, nuk jam jetuar asnjëherë me keqardhje por vetëm me ndërgjegjësimin se në fund është cilësia ajo që bën diferencën.

Gjëja e bukur ishte që mund të konkurronim dhe të ishim superiorë ndaj një skuadre si Franca për të paktën një orë lojë dhe mendoj se nëpërmjet paraqitjeve të tilla rruga e zgjedhur është e duhura dhe rrugëtimi mund të përmirësohet, pasi ekziston një dëshirë shumë e madhe për të vazhduar të mbajmë Shqipërinë në këto nivele.

De Biazi, Tramezani, Bulku dhe Bozhiqi (3)

A jam gati për një eksperiencë i vetëm në pankinë? Me shumë mundësi po, jam gati të ndërmarr këtë eksperiencë të re, por dua të theksoj që në Shqipëri jam absolutisht shumë mirë. Me Xhani De Biazin kemi një raport të shkëlqyer që kalon kufirin e binomit trajner-zëvendës, ndaj i jam shumë mirënjohës atij dhe për momentin zgjedhjet e mia dhe të tijat na shohin bashkë”, ishin fjalët e Tramexanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"