Tramexani: Së shpejti synojmë rezultate edhe me kombëtaret e moshave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2016 | 17:21

Tramexani: Së shpejti synojmë rezultate edhe me kombëtaret e moshave

Zv. trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, njëkohësisht drejtor teknik i ekipeve kombëtare në FShF, Paolo Tramexani, në një intervistë të dhënë për “Supersport”, foli për një projekt ambicioz që po vihet në jetë me kombëtaret e moshave, të cilat shumë shpejt mund të arrijnë dhe rezultate të rëndësishme.

tramexani

Për kombëtaret e moshave

“Unë besoj se gjithë lëvizja e të rinjve në Kombëtaret tona po rritet së tepërmi pasi kemi shumë talente të shpërndarë nëpër botë që po i kërkojmë. Falë punës së federatës për tu përmirësuar si për zbulimin e tyre ashtu dhe perfeksionimin dhe rritjen e trajnerëve. ka shumë punë për të bërë dhe sigurisht që impenjimi është maksimal. Besojmë shumë në të ardhmen e tuyre dhe besojmë se pas ca kohësh mund të marrim edhe ndonjë rezultat të rëndësishëm.”

Për zbulimin e talenteve

“Të gjithë lojtarët me origjinë shqiptare me të drejtë po monitorohen dhe po merren në konsideratë. Për të bërë këtë duhet një punë e madhe, një punë në grup, dhe në këtë përiudhë po përpiqemi për tu rritur dhe përmirësuar për të qenë prezent në të gjithë territorin. Nuk është një diskutim i lidhur vetëm me Maqedoninë por në gjithë Europën dhe madje dhe jashtë saj, punohet në Greqi, Zvicër, Gjermani e vende të tjera që duhen mbajtur në konsideratë për talentet e rinj.”

Për ndeshjen ndaj Izraelit

“Është e qartë se gjithë puna që bëj është e bashkërenduar me Xhanin, çojmë përpara këtë punë prej 5 vitesh. Jemi të ndërgjegjshëm që Izraeli është një skuadër e mirë, ka individë të shkëlqyer, një skuadër që di si të pozicionohet në fushë dhe ka të njëjtat pikë si ne pasi i ka merituar. Është një ndeshje që duhet ta përgatisim në mënyrën më të mirë të mundshme në të gjitha detajet për të kërkuar ti vëmë në vështirësi në ato aspekte ku ata mund të kenë ndonjë problem më shumë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"