Tramexani nuk doli në konferencë, presidenti i Sionit: E bëri për shkak të gruas!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 23:06

Tramexani nuk doli në konferencë, presidenti i Sionit: E bëri për shkak të gruas!

Paolo Tramexani çuditi të gjithë këtë fundjavë kur nuk doli para gazetarëve për të dhënë konferencën e zakonshme për shtyp pas ndeshjes që Sioni i tij barazoi me Lucernën 1-1. Drejtuesit e klubit deklaruan para gazetarëve se kjo ndodhi për arsye personale dhe duke njohur presidentin Kristian Konstantin, shumëkush mendoi mos kishte një krisje mes palëve.

tramexani

Por ka qenë pikërisht ky i fundit që ka sqaruar se Tramexani po kalonte një situatë të veçantë në familje.

Paolo Tramezzani

“Gruaja e Paolos iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikalë shumë të gjatë në shpinë gjatë javës së kaluar. Gjithçka shkoi mirë, ashtu siç duhej. Ajo pritet të dalë nga spitali në ditët e para të kësaj jave. Por ky është një moment i vështirë për Paolon”, tha presidenti i Sionit para gazetarëve duke shfajësuar ish-ndihmësin e De Biazit në stolin e Kombëtares për mungesën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"