Tramexani gjen ekip të ri, Tare e merr në Itali

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2017 | 11:31

Tramexani gjen ekip të ri, Tare e merr në Itali

Paulo Tramexani mund të ulet së shpejti në pankinën e një ekipi italian të Serisë B . Bëhet fjalë për Salernitanën, për të cilën ka luajtur edhe Tomas Strakosha në të shkuarën. Salernitana është duke kërkuar për trajner dhe orët e fundit ka dalë në skenë emri i Paulo Tramexanit, por një vendim përfundimtar ende nuk është marrë. Tramezzani ka dhënë gatishmërinë e plotë për të marrë drejtimin e ekipit, por tashmë pret përgjigjen e Salernitanës.

strakosha

Kujtojme që ky klub është në pronësi të presidentit të Lacios, Lolito, dhe një dorë në emërimin e italianit mund të ketë edhe Igli Tare. Drejtori sportiv i Lacios është krahu i djathtë i Lolitos dhe si duket e ka këshilluar presidentin për të zgjedhur pikërisht Tramexanin për stolin.

tramexani

Tramexani tashmë ka në dorë të provojë vetën në Itali, për të patur mundësi më vonë për të qenë pjesë e stafit të Lacios apo edhe të kombëtares italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"