Tramexani, apel Panuçit: Jepi edhe një shans Xhakës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 22:28

Tramexani, apel Panuçit: Jepi edhe një shans Xhakës

Në Shqipëri ishte gjith monë numri dy dhe për opinionin sportiv shihej vetëm si ndihmësi dhe miku i Xhani De Biazit. Mirëpo, puna dhe rezultatet me Kombëtaren treguan se Tramexani nuk ishte thjesht ndihmës në atë rrugëtim, por një nga personat në stafin e Kombëtares që ka dhënë shumë për të ndërtuar dhe vënë në zbatim atë projekt që u finalizua me mbërritjen në “Euro 2016”.

tramexani

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Paolo Tramexani rrëfen edhe raportet e tij me Xhakën dhe mënyrën si menaxhohet një futbollist me një karakter të tillë, pas situatës që u krijua mes lojtarit dhe trajnerit të ri të përfaqësueses.

tramexani de biazi bulku

Sipas ish-ndihmësit të De Biazit, Xhaka e meriton patjetër një shans për të qenë në Kombëtare për vetë dëshirën dhe ndjeshmërinë që ka për fanellën dhe kombin.

Tramexani dhe Hysaj

Ai tregon se miku i tij, Kristian Panuçi, do ta pëlqejë vërtet një lojtar që ka një karakter të tillë. Tramexani sugjeron të krijohet një mundësi takimi për të dy.

Keni nisur me merkato “made in Albania” te Sioni me Lenianin. Mediat raportojnë se prisni Bashën dhe Memushajn…

Do të më pëlqente shumë që të sillja në këtë ekip djemtë që unë i kam stërvitur më parë, sidomos lojtarët shqiptarë me të cilët kam punuar prej pesë vitesh.

Pse ky fiksim me shqiptarët?

Unë i njoh mjaft mirë ata djem, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, dhe e di mjaft mirë se çfarë mund të më japin. Kështu që, nëse do të kem mundësi, do provoj deri në fund të merkatos që të sjell edhe të tjerë.

Ka të tjerë të piketuar përveç Bashës dhe Memushajt?

Nuk mund të them asgjë. Më kuptoni, është periudhë merkatoje dhe çdo gjë do të zbulohet me kohën. Unë shpresoj që klubi të jetë dakord me kërkesat dhe zgjedhjet që unë do të bëj.

Paolo Tramexani

I fokusuar te shqiptarët si një merkato me kosto të ulët?

Sipas meje, jo! Merkatoja e lojtarëve shqiptarë nuk është “low cost” (me kosto të ulët). Përkundrazi mendoj që janë lojtarë që kanë shumë vlera dhe cilësi. E kanë treguar këtë gjë edhe në nivele europiane.

Presidenti i Sionit, ditën e prezantimit tuaj, ka deklaruar se Duka i kishte telefonuar dhe kishte kërkuar informacione rreth jush…

Nuk e di nëse presidenti Duka ka telefonuar dhe ka folur me presidentin e Sionit. Nuk di të them asgjë rreth kësaj.

Çfarë ndodhi gjatë atyre ditëve, ishit afër rikthimit te Shqipëria?

Realisht unë e kisha firmosur kontratën me Sionin dhe nuk ishte mundësia që të mund të bëja një tjetër zgjedhje në ato momente. Megjithatë, dua të them që më ka lumturuar interesimi i Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi për mua kanë qenë me të vërtetë pesë vite mjaft të bukura. Më gëzoi kjo mundësi, por nuk mund të bëja asgjë.

Xhaka dhe Tramexani

Ju e njihni Taulant Xhakën, çfarë mentaliteti ka ai futbollist?

Po, e njoh mjaft mirë Taulantin. E njoh atë edhe jashtë fushës. Me të kam pasur raporte të shkëlqyera dhe është një njeri i drejtpërdrejtë. Mendoj që ai ka një dëshirë shumë të madhe që të luajë dhe që të japë për këtë Kombëtare gjithçka mundet nga vlerat e tij. Ai e ndien vërtet shumë nga brenda përfaqësuesen dhe dëshiron që të japë kontribut me prezencën e tij. Uroj për Kombëtaren dhe për të që të mund ta veshë sërish këtë fanellë, pasi është një lojtar që mund t’i japë vërtet shumë kësaj përfaqësueseje.

panuci

Por, në fillim “kërcënimi” para ndeshjes me Francën i pasuar nga largimi prej grumbullimit pas Italisë, nuk ka dalë në takim ndaj trajnerit Panuçi. E meriton vërtet një shans pas gjithë këtyre?

Unë jam i bindur që ai meriton të ftohet sërish në Kombëtare dhe për këtë ka vetëm nevojë që të takohet me Kristianin (Panuçin). Jam i bindur që si lojtar apo si karakter, Panuçi do ta pëlqejë shumë. Unë shpresoj vetëm që të krijohet një mundësi për t’u takuar të dy së bashku dhe jam i bindur që historia do të ketë fund pozitiv.

Meqë përmendët se e njihni Panuçin, çfarë mund të sjellë të re?

Po me Kristianin njihemi që kur kemi qenë djem të rinj. Kemi pasur shumë miqësi. E njoh edhe si trajner dhe ka karizëm, është lider i lindur, ka shumë personalitet dhe nuk ka frikë nga askush e nga asgjë. Jam i bindur që në këtë moment mund t’i japë akoma më shumë kësaj kombëtareje.

pANUCI

I ka idetë shumë të qarta dhe zgjedh një lojë shumë premtuese. Nuk është nga ata trajnerë që rri duarkryq, por studion në vazhdimësi për të gjetur lojtarë dhe gjithashtu shkon të takojë lojtarë të rinj. Mendoj se është trajneri i duhur për të hapur ciklin e ri për Kombëtaren para kualifikueseve për në Europianin “Euro 2020”.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"