Trajnerit të Lajpcigut s’i del e keqja: Arbitri donte autografin e Nejmarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2021 | 10:31

Trajnerit të Lajpcigut s’i del e keqja: Arbitri donte autografin e Nejmarit

“Në momente të caktuara dukej sikur arbitri ishte më shumë i interesuar për të marrë autografin e Nejmarit në fund të ndeshjes sesa të arbitronte takimin”. Xhesi Marsh, trajneri i Lajpcigut, shfryu të gjithë zemërimin e tij për gjykimin e Andreas Ekberg pas barazimit me PSG-në dhe nuk përdori aspak diplomaci:

kartoi mr

“Jam serioz. Është diçka super që të kesh Mbapenë, Nejmarin dhe Di Marian këtu në Lajpcig, por na lini që të luajmë një ndeshje normale ku gjithçka zhvillohet sipas rregullave”.

Zemërimi në drejtim të gjykimit i trajnerit amerikan ishte konstant gjatë ndeshjes dhe kur po shkohej drejt gjysmë ore lojë, ai u ndëshkua edhe për protesta ndaj vendimeve që kundërshtonte të arbitrit skandinav.

“Isha i zemëruar që prej fillimit me gjyqtarin. Unë e di që klubet e mëdha, në dallim me të voglat, respektohen. Mund vetëm që të jem i zemëruar, përndryshe vazhdohet ashtu. Nuk ndryshon asgjë, as me vërshëllimat e publikut. Edhe arbitri i katërt ka të njëjtën sjellje. Unë kisha dy alternativa: ose të pranoja gjithçka, ose të kontrolloja emocionet për të pasur më shumë respekt nga arbitri i ndeshjes”.

Në fund rezultati ishte 2-2, falë penalltisë në shtesë të shënuar nga Szoboslai dhe akorduar pas konsultimit të gjatë me VAR. Por edhe këtu, Marsh ironizoi: “Nëse nuk do të kishte ndërhyrë VAR-i, ai nuk do ta akordonte kurrë. Ishte një penallti e dukshme”. Ekberg bëri një “armik” me gjykimin e tij të mërkurën në Champions.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"