Trajneri i Pogradecit i shqetësuar nga shtyrja e kampionatit: Nuk duhet të rrezikojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 12:47

Trajneri i Pogradecit i shqetësuar nga shtyrja e kampionatit: Nuk duhet të rrezikojmë

Pogradeci ka qenë thuajse gjithë kohës në stërvitje që nga sezoni i fundit dhe trajneri Abazaj ka një shqetësim për situatën aktuale.

Abazaj222

“Shtyrja e kampionatit dhe mungesa e një date zyrtare për nisjen e tij na shqetëson ne dhe futbollistët. Kemi ndryshuar disa herë edhe ngarkesën stërvitore, nuk mund të vazhdohet kështu. Jemi munduar ta mbajmë ekipin në tonus me ndeshje miqësore, por nuk është njëlloj. Koha e përgatitjeve ishte e mjaftueshme, tani duhet të fillojmë kampionatin”, thekson Abazaj. Stërvitja është gërshetuar me ndeshjet miqësore, të cilat kanë qenë të shumta.

“Nuk duhet të rrezikojmë, pasi kemi pasur edhe dëmtime, kështu që mendoj se duhet të jenë më të pakta miqësoret”, thotë më tej Abazaj. Pogradeci ka marrë ditët e fundit pagën e radhës dhe në këtë drejtim futbollistët janë më të qetë. Nga ekipi janë larguar 6 futbollistë, shumica pika të forta të formacionit, por trajneri Abazaj është munduar t’i zëvendësojë. Liqenorët kanë bërë vetëm 3 blerje, portierin Mateo Baçi dhe dy mesfushorët më tipare sulmuese, Isli Manellari dhe Kejdi Balla.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"