Trajneri zviceran çudit me deklaratën e tij: Pas 10 viteve Shaqirin nuk do ta mbajë mend njeri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 15:29

Trajneri zviceran çudit me deklaratën e tij: Pas 10 viteve Shaqirin nuk do ta mbajë mend njeri

Xherdan Shaqiri ka fituar shumë tituj në Gjermani dhe në Angli, përfshi dy Liga Kampionësh një me Bajern Mynihun dhe një me Liverpulin. Gjithashtu emri i lojtarit me orgjinë kosovare është edhe në librat e Interit por pa mundur të fitontë asnjë trofe me zikaltërit.

Shaqiri

Por pavarësisht karrierës mjaft mbreslënëse të Shaqirit, Arno Rosini pretendon se pas 10 vitesh asnjë nuk do ta kujtojë Shaqirin. Rosini e argumenton mendimin e tij në faktin se Shaqiri kudo  si te Bajern Mynih ashtu edhe te Liverpuli ku ka fituar trofe nuk ka luajtur shumë dhe nuk ka dhënë kontribut të rëndësishëm për fitimin e trofeve.

Sulmuesi me origjinë kosovare ka vetëm 10 paraqitje këtë sezon me Liverpulin në të gjitha kompetecionet. “Shaqiri nuk është një kampion. Ai ishte protagonist tek Bazeli, por jo tek Liverpuli dhe te Bajerni. Pas 10 viteve nuk mendoj se ndonjë do ta mbajë mend”, tha Rosini për “Tio”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"