Trajneri Ze Maria: Napoli fiton kampionatin, Brazili kampion bote

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2018 | 15:26

Trajneri Ze Maria: Napoli fiton kampionatin, Brazili kampion bote

Trajneri i Tiranës Ze MAria ka folur në lidhje me zhvillimet në Seria A, si dhe për eventin “Seria A Operazione Nostalgi”, ku ka takuar shumë nga ish-shokët e skuadrave që ka luajtur. Kujtojmë se tekniku brazilian ka luajtur për Interin, Parmën dhe Peruxhia-n.

ze-maria

“Ky organizim është shumë i bukur, sepse na jep mundësinë të takohemi me shokë, që nuk i takojmë thuajse kurrë. Thashë menjëherë “Po”, kur më ftuan.

Brazili? Bashkë me Spanjën është kandidat për ta fituar Botërorin, por ka shumë surpriza. Dje fitoi me shumë vështirësi, edhe pse luajti më mirë se në ndeshjen e parë.

Tani po punoj në Shqipëri, ku kemi fituar kampionatin e Kategorisë së parë. Kam një kontratë edhe për dy vite të tjera. Ka pasur zëra për në Itali, por për momentin jam mirë në Shqipëri. Kam jetuar shumë përvoja pozitive, sidomos te Parma me Amaral: erdhëm bashkë dhe nuk dinim asgjë nga taktika.

Ançeloti? Ka shumë eksperiencë dhe është një nga më të mirët në botë. De Laurentis do t’i japë mundësinë të bëjë mirë. Besoj se do të fitojë kampionatin dhe do të ketë një ecuri të mirë në Ligën e Kampionëve. Pastaj, gjithsesi, në futboll nuk i dihet asnjëherë”, – kanë qenë fjalët e trajnerit të ekipit kryeqytetas të Tiranës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"