Trajneri ukrainas kritikon Khaskeviç: Mos i bëj qejfin Skënderbeut duke e krahasuar me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 18:05

Trajneri ukrainas kritikon Khaskeviç: Mos i bëj qejfin Skënderbeut duke e krahasuar me ne

Trajneri ukrainas, Vladimir Pjatenko, ka dhënë parashikimin e tij për ndeshjen e sotme mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut dhe sipas tij, ekipi vendas as nuk duhet ta diskutojë fitoren. Pjatenko, i cili ka qenë pjesë e stafit të Metalurg Donjetsk kur ky i fundit u eliminua përballë Kukësit në vitin 2013, mendon se trajneri i Dinamos së Kievit, Khaskeviç, ka gabuar duke e krahasuar Skënderbeun me ekipet ukrainase.

vladimir pjatenko

“Unë pres vetëm fitore në ndeshjen e hapjes, është e vërtetë që Khaskeviç krahasoi Skënderbeun me Oleksandrian, por mendoj se ky krahasim është për t’u bërë qejfin miqve. Unë e di mirë se si është futbolli shqiptar.

Në vitin 2013, Metalurg Donjetsk luajti kundër klubit të Kukësit. Aty dukej qartësisht se shqiptarët luanin stilin jugosllav të futbollit, por jo në cilësinë më të lartë. Atje ka lojtarë teknikë, por nuk ka përgatitje të mirëfilltë funksionale.

Po, Metalurgu humbi me Kukësin si rezultat i dy ndeshjeve, duke pësuar gola pas goditjeve standarde dhe Dinamo nuk duhet ta lejojë këtë gjë ndaj Skënderbeut. Për më tepër, tani skuadra e Kievit duket se luan më mirë. Mendoj se ajo do të fitojë 2-0”, tha Pjatenko për mediat ukrainase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"