Trajneri Tite ndez sfidën e Botërorit: Brazili hakmerret kundër gjermanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 19:18

Trajneri Tite ndez sfidën e Botërorit: Brazili hakmerret kundër gjermanëve

Humbja 7-1 kundër Gjermanisë është një njollë e errët në historinë e kombëtares së Brazilit, por Tite beson se është koha për hakmarrje dhe për ta harruar atë. Ai tregon sekretet e kësaj skuadre dhe vlerëson yjet e ekipit si Nejmar dhe Gabriel Zhezus.

Tite-Brazil

Brazili është një nga ekipet favorite për të fituar Botërorin. Është diçka e rrezikshme apo motivuese?

Brazili, Spanja, Franca, Gjermania, Argjentina dhe Belgjika janë skuadrat që unë mendoj se do të bëjnë mirë në këtë Botëror. Nuk do të zgjedh nëse është e rrezikshme apo motivuese, varet nga mënyra si perceptohet. Duhet të them që do ta pranojmë faktin e të qenit favoritë dhe të përgatitemi mirë. Duhet të jemi mendërisht të fortë për ta arritur këtë objektiv.

Çfarë ndryshoi nga momenti që ju zëvendësuat Dungën si trajner i Brazilit?

Duhet të jem i ndershëm dhe të them që unë vazhdova që nisi Dunga. Fillova të luaj me modulin 4-1-4-1, duke i besuar Renato Augustos dhe duke aktivizuar Alisonin si titullar. Por kam edhe meritat e mia në aspektin psikologjik duke aktivizuar lojtarë të ndryshëm, por e rëndësishme është që këtu ishte duke u bërë diçka e mirë.

Sa është i varur ky ekip nga Nejmari?

Ai është një lojtar i klasit botëror dhe e përmirëson ndjeshëm lojën e skuadrës tonë. Na bën më të fortë. Por pritshmëritë rreth tij nuk janë normale, pasi kërkojnë shumë. Por pritshmëritë duhet të jenë për të gjithë skuadrën dhe jo vetëm nga një lojtar. Ekipi dhe forca e grupit është arma jonë më e fortë dhe sekreti pse po funksionojmë.

Gabriel Zhezus ka shumë potencial. Sa influencon forma e tij në ecurinë e Brazilit?

Ai është një lojtar i fortë dhe i lëvizshëm. Dhe Mançester Siti bashkë me Brazilin tani po marrin frytet e punës që është bërë te Palmeirasi. Është i shpejtë, luan vertikalisht dhe ka kapacitet për të kombinuar me skuadrën. Por ai më ka surprizuar dhe më ka impresionuar me mënyrën sesi përshtatet me ekipin dhe me dëshirën që ka për të qenë pjesë e këtij grupi.

Mendoni se pika e dobët e ekipit janë hapësirat që la Marselo dhe Danilo në mbrojtje?

Si do ta zgjidhni këtë problem? Ekipi është një trup i vetëm dhe të gjithë duhet të mbulojnë gabimet e të tjerëve. Secili vrapon për tjetrin. Por kemi një organizim në mbrojtje ku merr pjesë edhe Nejmar, Kutinjo dhe Gabriel Zhezusin.

Cili është virtyti më i madh që keni?

Uniteti. E kam thënë edhe më përpara që në këtë kombëtare nuk ka grupe të vogla. Jemi të gjithë bashkë. Veteranët ndihmojmë më të rinjtë dhe çdo herë u japin besim. Kjo na ndihmon që të rritemi dhe që futbolli ynë të ketë përmirësime.

Kundër Anglisë dhe Rusisë luajtët me ekipe që kanë 5 vetë në mbrojtje. Mund të luajë dot Brazili kundër këtyre skuadrave?

Mendoj se bëmë prova shumë pozitive kundër Anglisë dhe Rusisë. Kemi punuar shumë se si mund t’i thyejmë këto skuadrat që luajnë me 5 ekipe në mbrojtje.

Humbja 7-1 kundër Gjermanisë luan një rol të rëndësishëm në mentalitetin e Brazilit?

Është një episod që i përket historisë së ekipit brazilian. Por duhet të jetojmë dhe ta harrojmë atë moment. Kundër Gjermanisë nuk kemi vetëm kujtime të hidhura, por edhe finalen e vitit 2002. Do të hakmerremi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"