Trajneri shqiptar nuk përbahet në intervistën pas ndeshjes: Hajde ma merr në gojë, të q*fsha…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 23:08

Trajneri shqiptar nuk përbahet në intervistën pas ndeshjes: Hajde ma merr në gojë, të q*fsha…

Një moment tepër i veçantë është shënuar në fundin e ndeshjes Drita-Ferronikeli të përfunduan me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Protagonist kësaj here ka qenë trajneri i Ferronikelit, Ismet Munishi, i cili pas ndeshjes, në intervistën e zakonshme për “Supersport”, nuk është përmbajtur duke debatuar me fjalor të pisët me një tifoz kundërshtar.

28235957_10211580082638751_657390144_n

Menjëherë pas këtij momenti, kanë filluar ironitë në rrjetet sociale. Faqja “Topkëmba” e ka krahasur veprimin e trajnerit Munishi me atë të Valter Maxarit, teknikut aktual të Torinos.

Për më tepër ndiqni videon:

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"