Trajneri Shaland: Ismajli i premtoi Vokrrit që do luante për Kosovën, Shqipëria nuk është zgjedhje e mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 9:42

Trajneri Shaland: Ismajli i premtoi Vokrrit që do luante për Kosovën, Shqipëria nuk është zgjedhje e mirë

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ka folur në një intervistë për “Super Sport Kosova”, ku veç të tjerave është ndalur edhe te mbrojtësi Ardian Ismajli që braktisti dardanët për Shqipërinë. Sipas Shaland, zgjedhja e Ismajlit nuk ishte e mirë për të. Gjithashtu 67-vjeçari foli dhe për emrat e tjere që po kontaktohen nga Kosova, për t’iu bashkuar kësaj përfaqësuese.

Shaland

“U çudita që Ardian Ismajli u largua nga ne, ai i ka premtuar Fadil Vokrrit që do të luaj për Kosovën. Nuk është e lehtë të ftosh dikë që të luaj me Kombëtaren kur me skuadrën nuk ka luajtur asnjë minutë. Kur e ftova ai tha që nuk do të luaj me Kombëtaren A dhe do të qëndroj në U21 dhe unë e respektova vendimin e tij.

Jam i zhgënjyer pasi nuk mendoj se është një zgjedhje e mirë për të”, u shpreh trajneri Shaland. Gjithashtu tekniku i Kosovës foli edhe për emrat e tjerë që luajnë në arenën europiane dhe shumë shpejt mund të veshin fanellën e Kosovës:

Shaland

Unë dua vetëm lojtarë të cilët duan me çdo kusht të luajnë për Kosovën, lojtarë të cilët janë gati të japin çdo gjë për këtë vend. Demhasajn nuk e ftova sepse i mungojnë minutat me klubin. Ai është një lojtar shumë i mirë, një futbollist për të ardhmen. Kam folur me Meritan Shabanin, Elvis Rexhbeçajn, Bastien Tomën dhe ata kanë kërkuar kohë. I respektoj ata dhe vendimin e tyre dhe shpresoj që të vijnë, nëse do ta bëjnë, do të kemi një të ardhme fantastike.

Kemi folur edhe me Florent Hadergjonajn  e Hadërsfilld. Ai e do Kosovën, por ka respekt të madh për Zvicrën ndaj do që t’i përfaqësojë. Ne e respektojmë por ka ende pak shpresë pasi nuk ka luajtur ende me ata”, u shpreh Shaland.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"