Trajneri serb i Ventspils nuk ia ka besën Luftëtarit: Fituam me 5 gola, por në Shqipëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 22:15

Trajneri serb i Ventspils nuk ia ka besën Luftëtarit: Fituam me 5 gola, por në Shqipëri…

Ventspils fitoi thellë ditën e sotme ndaj Luftëtarit, por diçka e tillë nuk është se e impresionon trajnerin e letonezëve, Dejan Vukiçevic. 50-vjeçar me origjinë nga serbia, shprehet pas ndeshjes së parë ndaj gjirokastritëve, se në Shqipëri duhet ta kenë frikë ekipin e Luftëtarit.

dejan vukicevic

“Ishim përgatitur mirë për këtë takim, pasi kishim edhe informacionet e detajuara për kundërshtarin. Në pjesën e parë gjithçka shkoi mirë falë përgatitjeve tona, ndërsa në të dytën e dinim që do na priste një lojë tjetër, dhe këtë i thashë edhe lojtarëve në dhomat e zhveshjeve. Duhet të ishim të qetë për kartonat apo dëmtimet. Shënuan 5 gola sot, por edhe ndeshja e kthimit do të jetë e vështirë. Duhet të kemi kujdes edhe në Shqipëri” – deklaroi trajneri i Ventspils.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"