Trajneri rus i kthehet gazetarit: Të të vijë turp, je dhe grek

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 19:02

Trajneri rus i kthehet gazetarit: Të të vijë turp, je dhe grek

Rusia arriti të bënte një ndeshje të mirë përballë Kroacisë. Ata u gjendën në disavantazh dy herë por arritën të gjenin dy herë golin e barazimit. Pavarësisht paraqitjes së mirë ata u larguan nga Botërori pas 11-metërshave.

993514442

Pas eliminimit nga Kupa e Botës, trajneri Çercesov është pyetur nga një gazetar se përse dukej i nervozuar dhe përgjigja e trajnerit ishte: “Unë isha në emocion dhe nuk isha aspak nervoz. Ti je edhe nga Greqia, duhet të vijë turp që unë dëgjoj një pyetje të tillë nga grekët. Nëse do të ishe skandinav, do e kuptoja, por nga Greqia…”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"