Trajneri rus ekzalton turmën e tifozëve: Do të shihemi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2018 | 22:06

Trajneri rus ekzalton turmën e tifozëve: Do të shihemi…

Rusia ka bërë një paraqitje dinjitoze në këtë Botëror si vend organizator. Ata bënë një ndeshje shumë të bukur përballë Kroacisë por u eliminuan nga 11-metërshat. Sot në një nga “Fan Zone” në Moskë përfaqësuesja ruse u përshëndet me tifozët ku para tyre foli trajneri Çerçesov.

5b4229aafc7e931f458b45fa

“Donim që të ecnim përpara, por fatkeqësisht dështuam këtë herë. Ne do të bëjmë më mirë në Katar në katër vitet e ardhshme. Por ky qëllim do të jetë i vështirë për t’u arritur pa ju (tifozët), prandaj ju duhet të vini me ne në Katar”, ka thënë trajneri rus para turmës së ekzaltuar.

5b4236f0fc7e9301458b4626

Më pas fjalën e ka marrë portieri Akinfev ku u shpreh: “Të nderuar miq, kam vetëm dy fjali për të thënë. Ne jemi të lumtur që kemi fansa të tillë. Ne luajtëm për ju me zemër dhe me shpirt, këta djem kanë bërë historinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"