Trajneri rival i habit të gjithë: Boll qëndroi te Siti, sezonin tjetër De Bryjne do vijë të luajë me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 16:24

Trajneri rival i habit të gjithë: Boll qëndroi te Siti, sezonin tjetër De Bryjne do vijë të luajë me ne

Shënoi në ditën e datëlindjes së tij kundër Njukasëllit, duke ndihmuar skuadrën e Sitit që të kualifikohej në gjysmëfinalen e Kupës FA.de brojne

Dhe gjatë intervistës pas ndeshjes, Kevin de Bryjne mori një ftesë të çuditshme nga trajneri i rivalëve, Stiv Brus. Në momentin që mesfushori i Sitit po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, trajneri i “Qymyrxhinjve” i erdhi nga pas dhe e ndërpreu duke thënë:

“Ai do të qëndrojë këtu. Ja një lajm ekskluziv nga Njukasëlli sonte. Boll më te Mançester Siti. Tani ai do të vijë të luajë te Njukasëlli”.

Sigurisht që belgu e priti me buzëqeshje shakanë e Brusit, ndonëse ai ka pranuar se e ardhmja e tij në “Etihad” varet nga pezullimi i klubit në Europë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"