Trajneri ri në Vlorë, me shumë gjasa do të jetë “i shtëpisë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2018 | 15:49

Trajneri ri në Vlorë, me shumë gjasa do të jetë “i shtëpisë”

Trajneri që do të pasojë Shpëtim Duron pritet të jetë i komanduar deri në fund të sezonit. Me shumë gjasa, drejtuesit do të emërojnë në këtë detyrë një nga zëvendësit e trajnerit të larguar, Shpëtim Duro. Gjasat janë që si trajner të komandohet Petraq Bifsha, i cili ka eksperiencën e duhur.

Skenderbeu-Flamurtari
Por, një opsion është Jeton Beqiri, i cili erdhi në Vlorë si ndihmës i parë i Duros, duke qenë se kishte bashkëpunuar më parë te Shkëndija e Tetovës. Shkak për këtë kandidaturë bëhet edhe fakti se drejtuesit duan që të mos prishen ekuilibrat në ekip, duke qenë se Duro dhe Beqiri e ndërtuan vetë Flamurtarin dhe i njohin prej vitesh lojtarët e grupit aktual. Mbetet për t’u parë ndoshta se si do të rrjedhin ngjarjet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e ndonjë surprize.

Madje, ka qarkulluar edhe emri i ish-trajnerit të Luftëtarit, Luis Kurbejo, por zor se në këtë moment Idrizi do të bëjë eksperiment me pankinën, për më tepër që këtë e konfirmoi edhe dje për gazetën. Në shtatë javët e mbetura, fillimisht kuqezinjtë duhet të sigurojnë mbijetesën, e më pas të mendojnë për një vend në Ligën e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"