Trajneri që “tërboi” Dukën operohet në Gjermani, arsyeja do t’ju habisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 20:41

Trajneri që “tërboi” Dukën operohet në Gjermani, arsyeja do t’ju habisë

Ari Han, ish-trajneri i Shqipërisë gjatë periudhës 2008-2009 i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Shtutgart. Holandezi i famshëm drejtoi kuqezinjtë për një periudhë kohe dhe është i vetmi që u shkarkua nga Duka, ndër të huajt që kanë marrë drejtimin e ekipit tonë përfaqësues.

Han Duka

Duka mbeti shumë i zhgënjyer nga puna e Hanit dhe pas një humbjeje 3-0 kundër Danimarkës, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010, presidenti i federatës vendosi ta shkarkonte.

Pas largimit ai i çoi fjalë Dukës se duhej të merrte edhe disa para të tjera si shpërblim për pikët që kishte grumbulluar deri në atë moment dhe kjo e acaroi tej mase kreun e federatës. Thuhet gjithashtu se holandezi nuk i mori kurrë ato para dhe se Duka ndërpreu çdo komunikim me të pas largimit.

Operacioni

Han, aktualisht 69 vjeç, i është nënshtruar një operacioni në muskujt e ijes më 2 nëntor. Ai ka thënë pak orë pas operacionit se gjithçka po shkonte mirë. “Unë jetoj në afërsi të Groningenit ose në Spanjë.

Han

Gjatë dimrit kam dëshirë të bëj ski, por prej disa kohësh kisha probleme në ije dhe doktorët më thanë se nuk mund ta kaloja pa opreacion, ndaj edhe vendosa që të kryej ndërhyrjen kirurgjikale.

Mund të hiqja dorë nga futbolli, por jo edhe nga skitë… (qesh). Unë jam trupmadh dhe ju e dini se edhe kur isha futbollist e kisha të vështirë të rikuperohesha në kohë të shkurtër”, u ka thënë Ari Han gazetarëve duke qeshur. Ari Han mori drejtimin e kuqeiznjve në dhjetor të vitit 2007 dhe u shkarkua në mars të vitit 2009. Vendin e tij e zuri i ndjeri Josip Kuzhe.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"