Trajneri që shau Balotelin, më parë i tha Lorik Canës “shqiptar m…”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2017 | 21:49

Trajneri që shau Balotelin, më parë i tha Lorik Canës “shqiptar m…”

Akuzat e Mario Balotelit për sjellje raciste dhe fyerje në ndeshjen e ndaj Bastia duket se nuk kanë qenë të pabaza siç pretendonte klubi francez.

baloteli

Në videot e publikuara nga “J+1”, shihet jo vetëm publiku duke fyer sulmuesin italian, por edhe vetë trajneri i kësaj skuadre, Fransua Çikolini, që e shan rëndë atë në përfundim të ndeshjes.

Duke hyrë në tunelin e dhomave të zhveshjeve në fund të takimit, ai provokoi rëndë sulmuesin italian. “A mendon se kam frikë nga ti apo çfarë? Ku mendon se je? Ik q…”, ishin fyerjet që lëshoi 54-vjeçari, pa marrë përgjigje nga sulmuesi i Nicës.

ligue-1.francois-ciccolini-confirme-en-tant-quentraineur-de-bastia

Por për Çikolinin kjo nuk është bëma e parë e këtij lloji. Trajneri i kthyer te Bastia në fillimin e këtij sezoni, ka drejtuar klubin edhe në edicionin 2004-2005. Atëherë, ai u bë protagonist në mediat sportive franceze sepse shau Lorik Canën, i cili luante te PSG me shprehjen “shqiptar m…”.

Lorik Cana PSG

Ai u detyrua të kërkonte falje publikisht dhe personalisht, duke i telefonuar Canës për t’u u shprehur se ishte penduar për atë që kishte thënë në nxehtësi e sipër. “I kërkova falje si atij, si babait të tij”, tha asokohe Çikolini. Duket se tashmë duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe me Balotelin, për t’u shpëtuar një mase të rëndë ndëshkimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"