Trajneri pezull, presidenti i Luftëtarit shfryn ndaj bashkisë: Klubin e gjeta me një borxh që shkon 600-700 mijë €, nuk po…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 16:21

Trajneri pezull, presidenti i Luftëtarit shfryn ndaj bashkisë: Klubin e gjeta me një borxh që shkon 600-700 mijë €, nuk po…

Dita e enjte u prit më shumë interes në Gjirokastër, pasi u zhvillua takimi që do t’i hapte rrugën Luftëtarit të sezonit të ri, por realisht pak detaje janë mësuar. Në ambientet e stadiumit “Gjirokastra”, presidenti Bekim Halilaj, drejtori sportiv Artur Dadaj dhe administratorit Vangjel Çavo zhvilluan takimin e shumëpritur (me dyer të mbyllura). Mungonin në këtë takim disa titullarë të sezonit të fundit. Presidenti Halilaj premtoi se ka një projekt për rikthimin e Luftëtarit në Superiore, ku synimi është ruajtja e boshtit të skuadrës së sezonit të fundit. Ka edhe lëvizje, ndarje me konsensus, si dhe afrime që pritet të konkretizohen.

halilaj luftetari

“Lojtarët cilësorë do të qëndrojnë te Luftëtari. Rimal Haxhiu, një lojtar premtues jo vetëm për Luftëtarin, por edhe për kampionatin shqiptar, do të qëndrojë, po ashtu edhe Gresild Lika. Gjirokastritët do të kenë edhe një shans dhe janë të përqendruar të japin gjithçka për qytetin e tyre, duke përjashtuar Zijajin, i cili do të largohet për arsyet e veta. Nëse do të largohet Oshafi, do ta japim që klubi të përfitojë financiarisht. E njëjta gjë edhe me Hysenin, që është i gashëm për këtë pjesë. Pra, asnjë lojtar nuk ikën me parametra zero nga Luftëtari. Kemi të rinj dhe do të marrim disa lojtarë me eksperiencë minimumi në Kategorinë e Parë, por e mira do të ishte në Superiore. Kemi një projekt trevjeçar, kontratat do të jenë 3-vjeçare. Do të bëjmë edhe 5-6 blerje lojtarësh me përvojë”, tha fillimisht presidenti Halilaj për “RTSH”.

TRAJNERI PEZULL – Por, ajo që të habit ka të bëjë me faktin se në mbledhjen e djeshme nuk u diskutua mbi fatin e stolit të Luftëtarit. Gazeta mëson se presidenti Bekim Halilaj kërkon të surprizojë ambientin futbolldashës gjirokastrit me një trajner të ri dhe në tryezë ka aktualisht 2-3 emra, por gjithnjë me derën hapur për Neritan Novin. Kështu, për momentin çështja e rëndësishme e trajnerit mbetet pezull te Luftëtari.

vllaznia-luftetari-e1593966654768

BASHKIA – Kreu i klubit gjirokastrit ka shfryrë ndaj bashkisë së qytetit për anashkalimin që i bën Luftëtarit. “Ka një barrë ekonomike të llahtarshme nga e kaluara. Borxhi është në total 600-700 mijë euro. Është menaxhuar nga ana ime që të zbresë, nuk kam krijuar asnjë deficit tjetër nga lojtarët që kam marrë, përkundrazi. Pretendojmë të eliminojmë deri në 50% të këtij borxhi. Shqetësues ka qenë anashkalimi i bashkisë në mënyrë totale për dy probleme. E para, nuk ka respektuar asnjë nga vendimet e gjykatës që na takojnë. E dyta, nuk ka dhënë asnjë kontribut për pjesën që është aksionere 25% dhe e treta nuk ka planifikuar të na anulojë këstin e katërt të 2019-ës. Nuk ka planifikuar asgjë për 2020”, ka përfunduar Halilaj.

TOMOR SHEHU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"