Trajneri Osmani: Sa larg në Europë? Rëndësi ka që të bëjmë lojën tonë në çdo ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2017 | 10:13

Trajneri Osmani: Sa larg në Europë? Rëndësi ka që të bëjmë lojën tonë në çdo ndeshje

Qatip Osmani e mori drejtimin e Shkëndijës para aventurës europiane dhe me përkushtimin dhe modestinë e tij ka bërë që kuqezinjtë të mos njohin rivalë në Ligën e Europës. Pas arritjes së kualifikimit në Helsinki, trajneri Osmani nuk e fshehu gëzimin, por nuk preferoi që të bëjë premtime të mëdha për të ardhmen.

qatip osmani

“Jemi të lumtur që arritëm të kualifikohemi për në raundin tjetër të Ligës së Europës. Suksesi vjen ndaj një kundërshtari të vështirë si Helsinki, për të cilin kemi respekt, por që e patëm vlerësuar shumë. Gjithsesi, ne jemi të gëzuar për suksesin e arritur dhe përgëzojmë Helsinkin për mikpritjen ndaj nesh.

Sigurisht, rezultati i ndeshjes së parë ndikoi në sfidën që luajtëm në Helsinki. Në pjesën e parë nuk luajtëm siç dëshironim, por me kalimin e minutave e morëm veten. Në pjesën e dytë shënuam duke barazuar rezultatin dhe në fund ia arritëm qëllimit. E dinim se Helsinkit i duheshin dy gola për të përmbysur ndeshjen e parë, kështu që u munduam të jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe t’i rrezikonim me anë të kundërsulmit, duke shfrytëzuar hapësirat që ata do të linin prapa gjatë fazës sulmuese.

osmani

Sa larg në Europë? Planet tona janë që të përgatitemi për çdo ndeshje të radhës. Kështu që tani na ngelet që të analizojmë kundërshtarin e radhës dhe të ecim sa më gjatë në këtë veprimtari. Rëndësi ka që të bëjmë lojën tonë në çdo ndeshje”,- u shpreh trajneri i Shkëndijës pas barazimit me Helsinkin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"