“Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit pse nuk po e grumbullon”, flet Uzuni: Nuk u ndjeva mirë kur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 12:53

“Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit pse nuk po e grumbullon”, flet Uzuni: Nuk u ndjeva mirë kur…

Myrto Uzuni ka dalë ditën e sotme, në konferencë për të folur për dy ndeshjen e Kombëtares ndaj Andorrës dhe Francës. Lojtari kuqezi shprehet i kënaqur që është grumbulluar nga trajneri dhe mendon se konkurrenca i bën mirë skuadrës.

uznuni

Ftesa? “Është tjerët klubi është tjetër Kombëtarja. Ke ndjenja dhe ndien më shumë besim. Ndihesh krenar që të përfaqësosh këto ngjyra. Mezi e prisja ftesën e radhës. Isha duke punuar fortë dhe prisja ftesën e radhës. Ndihem mirë pasi me Lokomotivën jam aktivizuar çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë. Unë dua të luaj tek të 2 sfidat, por duhet t’i tregoj trajnerit që jam i gatshëm.
Nuk jam ndjerë mirë kur nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Isha dhe duke lozur. Trajneri e pa që unë po bëja mirë. Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit që pse nuk po e thërret”.

Konkurrenca? “Konkurrenca bën mirë për çdo ekip dhe lojtarët japin maksimumin për ekipin. Rëndësi ka që të dalim të gjithë të gëzuar me pikë maksimale”.

Andorra? “Mendoj që asnjë ndeshje nuk duhet nënvlerësuar.  Jemi profesionist dhe duhet të hymë në fushë të bindur për fitore, pavarësisht se çfarë sjellë loja”.

Stadiumi? “Do të luajmë në shtëpinë tonë të re dhe tifozeria do të jetë e gatshme për të na përkrahur. Besoj se ata do na shtyjnë të japim akoma me shumë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"