Trajneri Nica ka dilema për formacionin, mban në ankth lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2017 | 10:51

Trajneri Nica ka dilema për formacionin, mban në ankth lojtarët

Humbja në shtëpi ndaj Luftëtarit ka tronditur jo pak Laçin pas atij rezultati historik në kryeqytet në javën e parë kundër Partizanit. Trajneri Stavri Nica pranoi pas ndeshjes së fundit se edhe ai ka përgjegjësi për zgjedhjet që kishte bërë. Gjatë javës Nica ka punuar shumë me lojtarët në aspektin psikologjik.

nica

Ndërkohë, edhe pse ka provuar formacionin në dy seancat e fundit, sërish dilemat janë të mëdha se kush do të luajë sot nga minuta e parë. Trajneri duket i pavendosur për mesfushën dhe sulmin. Ai që po mban peng formacionin është Rexhinaldo, gjenda e të cilit ende nuk është në 100%.

Laci

Nica ka provuar Ded Bushin në majën e sulmit, ndërsa alternativë, përveç sulmuesit nga Mozambiku, është edhe Ejoh e Mbombo. Gjithsesi, vetëm sot, pak orë para ndeshjes, trajneri kurbinas do të vendosë për sulmin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"