Trajneri në Kategorinë e Dytë largohet pas humbjes, te Tërbuni jep premio… drejtori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2021 | 14:50

Trajneri në Kategorinë e Dytë largohet pas humbjes, te Tërbuni jep premio… drejtori

Aventura e trajnerit Oltion Kërnaja në stolin e Luzit 2008 është mbyllur pas humbjes në shtëpi nga Tërbuni, një skuadër që vetëm dy vite më parë ai e kishte ngjitur në Kategorinë e Parë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, trajneri ka bërë me dije se ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Luzit.

kernaja

“Faleminderit! Uroj të ngjiteni në Kategorinë e Parë. Ishte kënaqësi ta drejtoja Luzin e Vogël në këto muaj. Dorëhiqem me kokën lartë. Ekipi ka bërë supersezon, superndeshje! Ndodh edhe të humbin ekipet, por mua më kënaq loja, mbizotërimi në çdo ndeshje edhe ndaj kryesuesve! Golat do të vijnë”, shkruante ndër të tjera Kërnaja pas dorëheqjes nga Luzi. Përpara se ai ta merrte drejtimin, nga e njëjta skuadër ishte larguar Anxhelo Suta.

PUKJANËT – Drejtori sportiv i Tërbunit, Viktor Gjoni, ka bërë një gjest të mrekullueshëm pas fitores së fundit të pukjanëve ndaj Luzit. Mësohet se ai ka falur rrogën mujore të tij, duke e shpërndarë si premio te lojtarët, që ia dolën në transfertën e vështirë ndaj një rivali direkt për vendin e tretë të grupit A. Pukjanët po kalojnë një formë mjaft të mirë, ndërsa këtë të shtunë presin Klosin.

DITMIR PEMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"