Trajneri më i ri në Champions, njihuni me gjermanin debutues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 18:15

Trajneri më i ri në Champions, njihuni me gjermanin debutues

Quhet Julian Nagelsman, dhe është 31 vjeç. Trajneri i Hofenheimit, do të debutojë në Champions League këtë të mërkurë, në ndeshjen hapëse ndaj Shaktarit të Donjetskut, dhe kështu, do të jetë trajneri më i ri që do të marrë pjesë në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

nagelsman

Nagelsman, ka luajtur me ekipet e dyta të 1860 Mynih dhe Augsburgut, deri sa dëmtimet e shpeshta në gju, bënë që ta mbyllte karrierën që me ekipet e të rinjve. Më pas, ai iu fut studimeve për Administrim Biznesi, ndërsa më pas u transferua duke studiuar edhe për Shkencat Sportive. Pas studimeve, ai iu fut pozicionit të trajnerit, tek ish-klubi i tij, Augsburg, ku ka punuar edhe nën trajnerin aktual të PSG, Tomas Tuhel.

Gjermani, mund të ëndërrojë, për të thyer edhe rekordin e trajnerit më të ri që ka fituar Champions League, që momentalisht e mban Pep Guardiola, në moshën 38-vjeçare. Gjithashtu, 31-vjeçari ka edhe dy vite kohë për të thyer rekordin e portugezit Andre Vijash Boash, i cili fitoi Europa League me Porton, kur ishte vetëm 33 vjeç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"