“Trajneri ka punuar me ne nga ana psikologjike”, Telushi: Ja çfarë i thashë Trashit te goli i parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 0:13

“Trajneri ka punuar me ne nga ana psikologjike”, Telushi: Ja çfarë i thashë Trashit te goli i parë

Bruno Telushi, shënoi dopietë ndaj Laçit dhe ishte ai njeriu i ndeshjes së sotme. Për mikrofonin e “Supersport” ai është shprehur i kënaqur për fitoren dhe rikthimin e skuadrës te paraqitjet e mira.bruno telushi

Çfarë ndryshoi në skuadër? “Trajneri ka të drejtë, ai ka punuar me ne nga ana psikologjike. Na ka treguar se duhet të japim maksimumin për skuadrën dhe të mos bëjmë gjëra individuale. Tashmë i tregojmë gjërat në fushë”.

Golat? “Te goli i parë i thashë Trashit të bëhej ai gati, që të vendoset muri sikur do gjuhet me të majtën, pastaj do të shkoja unë dhe shënova. Golin e dytë ma ka mësuar një trajner italian që kam pasur në Vlorë dhe më bëhet qefi që shënova me këtë skemë”.

Gol i pestë ndaj Laçit? “Ndihem mirë që skuadra fiton, ndërsa Laçi do vlerësuar shumë dhe e kishim ngulitur në mendje që duhet të bënim maksimumin në fushën e lojës”.

Pikë e fortë e skuadrës? “Unë që dua të arrijë Telushin e vjetshëm. Unë nuk kam një rol të shënojë, por kur vjen mundësia të shënoj do ta bëjë për të ndihmuar skuadrën. Unë nuk e marrë si një barrë faktin që shënoj shumë, normale që na bie ne dhe disa lojtarëve të tjerë barra të japim më të mirën. Ndërsa për pjesën e golit, do doja që sulmuesit të shënonin pak më tepër”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"