Trajneri i Vllaznisë: Shpresoj të rikthehemi deri më 20 prill, ja çfarë u kam thënë lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 15:12

 Trajneri i Vllaznisë: Shpresoj të rikthehemi deri më 20 prill, ja çfarë u kam thënë lojtarëve

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz prej më shumë se një jave, ndodhet në Maqedoninë e Veriut së bashku me familjen e tij dhe i izoluar si shumë njerëz të tjerë, për shkak të koronavirusit.jONUZ

Tekniku i shkodranëve ka dhënë një prononcim për faqen zyrtare të klubit, ku flet për situatën aktuale, çfarë iu ka thënë lojtarëve në këto kohë që kampionati është pezulluar, dhe duke shpresuar se gjithçka do të normalizohet shumë shpejt.

“Në radhë të parë dua të uroj futbollistët e mi dhe gjithë shkodranët për ta përballuar me sukses këtë situatë të krijuar së fundmi nga covid-19. Do t’u kërkoja atyre të kenë kujdes për veten dhe njerëzit e tyre, të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë atë çfarë thonë doktorët. Unë për vete jam duke qëndruar këtu në shtëpi, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes duke respektuar rregullat e karantinës.

Në fakt është një situatë aspak e favorshme dhe që ka ndikimin e vet tek të gjitha skuadrat dhe normalisht edhe tek Vllaznia. Unë i kam udhëzuar futbollistët në Shkodër të mundohen të bëjnë maksimumin në kushtet që kanë, për të ruajtur deri diku formën.mirsad jonuz

Ndërkohë, këto lojtarët maqedonas këtu, po stërviten rregullisht çdo ditë sepse këtu masat nuk janë shumë shtrënguese dhe ata dalin jashtë për të bërë vrapime dhe përgjithësisht kanë një formë të mirë. Shpresoj që edhe ata në Shkodër të jenë në të njëjtin kondicion.

Shpresoj që situata të normalizohet Brenda një muaji dhe nga data 15- 20 prill ne t’i rikthehemi normalitetit në stërvitje. Do të jetë pak e vështirë për të kapur ritmin sepse për një periudhë afër njëmujore do të na duhet të zhvillojmë 10 ndeshje, por besoj se do ia dalim. E rëndësishme është që kjo situatë të normalizohet sa më shpejt, të tjerat do i rregullojmë.”, u shpreh Jonuz.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"