Trajneri i Vllaznisë nuk e llogarit barazimin: Asgjë s’vjen nga ajri, mendoj vetëm për 3 pikë ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 16:31

Trajneri i Vllaznisë nuk e llogarit barazimin: Asgjë s’vjen nga ajri, mendoj vetëm për 3 pikë ndaj Skënderbeut

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, doli ditën e sotme në konferencën për shtyp para gazetarëve në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeut që do të zhvillohet ditën e nesërm në orën 16:45 më Korçë. Tekniku gjerman u shpreh se nuk e mendon as barazimin në këtë përballje. Në mendjen e tij është vetëm fitorja.

Brdaric

“Ne kemi principet tona të punës dhe bazuar në to, do të shkojmë në Korçë për të bërë një ndeshje të mirë, për të luftuar fort në fushë dhe jemi të ndërgjegjshëm që nuk do të marrim asgjë nëse presim që gjërat të vijnë nga ajri.

Jemi 100 % gati për sfidën e radhës me Skënderbeun. Kemi nxjerrë mësimet e duhura nga ndeshja me Apolonisë dhe tashmë do të nisim një kapitull të ri. Ne jemi një skuadër dhe kemi në dispozicion 20 e sa lojtarë. Sigurisht që në fushë do të zbresin 11 por secili do të ketë shanset e veta. E vlerësojmë Skënderbeun, por kemi synimet tona, synime që i bazojmë tek forca e ekipit dhe tek puna.

Kjo nuk do të thotë se e marrim me lehtësi këtë ndeshje, por duhet të adaptohemi përballë çdo kundërshtari dhe padyshim që do të jetë një sfidë aspak e lehtë. Unë nuk mendoj për barazim, mendoj për trepikëshin e radhës dhe kjo është e mjaftueshme. Nuk preferoj të flas se çfarë do të ndodhë pas ndeshjes, Unë jam i sigurtë për faktin se çdo kundërshtar do ta ketë shumë të vështirë të na mundi ne”, u shpreh Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"