Trajneri i Viner Nojshtad: Nuk mund ta besoj fatin tim që kam një lojtar si Salihi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 21:42

Trajneri i Viner Nojshtad: Nuk mund ta besoj fatin tim që kam një lojtar si Salihi

Trajneri i Viner Nojshtad, Roman Mehlih, ka folur me superlativa për Hamdi Salihin pasi ky i fundit shënoi dy gola në fitoren 2-1 të kësaj jave ndaj Vatens.

mehlih

“Në momentin që ishim pa një sulmues, nuk mund ta besoja fatin tim që morëm dikë si Salihi. Ai bën gjithçka, mbështet djemtë, është me këmbë në tokë. Është shumë e rëndësishme për skuadrën se si ai flet me lojtarët e tjerë dhe udhëheq ekipin”, u shpreh Mehlih.

Salihi

Ndërkohë vetë Salihi pas këtij takimi tha: “Kam punuar shumë çdo ditë për të shënuar gola në vazhdimësi. E gjithë skuadra po bën një punë të mirë dhe kjo ma bën të lehtë mua që të kem shanse për të shënuar. Vazhdojmë t’i marrim ndeshjen një nga një.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"