Trajneri i Veleçikut tregon shkaqet e disfatës së thellë ndaj Burrelit, Nikaj: Erdhëm për të fituar dhe ia dolëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 23:50

Trajneri i Veleçikut tregon shkaqet e disfatës së thellë ndaj Burrelit, Nikaj: Erdhëm për të fituar dhe ia dolëm

Pas disfatës së thellë kundër Burrelit 0-4, trajneri i Veleçikut Ardi Rrustemaj radhit shkaqet.

veleciku burreli

“Sipas meje, dy janë arsyet e kësaj humbjeje: mungesa e mesfushorit Pelingu dhe sulmuesit Ditmir Ujka, të cilët vuajnë dëmtimet si dhe mosrealizimi i merkatos së premtuar dimërore. Do ta vazhdojmë deri në fund garën me seriozitet me shpresën se do të mbijetojmë në Kategorinë e Parë. Urime Burrelit për fitoren dhe marshimin drejt Superiores”, u shpreh pas ndeshjes, trajneri i koplikasve.

Samuel Nikaj mori çka deshi nga kjo transfertë, pasi tashmë janë -1 nga kreu. Trajneri i Burrelit u shfaq i kënaqur nga fitorja e thellë, teksa pas takimit tha: “Erdhëm për të fituar në Koplik dhe ia dolëm. Veleçikun e vlerësoj si ekip sepse ka lojtarë të dalë nga akademia e Vllaznisë dhe në ‘Reshit Rusi’ u zhvillua një ndeshje korrekte. Ne do t’i marrim të gjitha takimet me radhë dhe do të vlerësojmë njëlloj çdo kundërshtar. Dinamo mbetet Dinamo, por edhe Burreli është Burreli”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"