Trajneri i Universitateas i gëzohet fitores me Vllazninë: Gjithçka sipas planit, nuk kishim asnjë problem në mbrojtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2022 | 22:18

Trajneri i Universitateas i gëzohet fitores me Vllazninë: Gjithçka sipas planit, nuk kishim asnjë problem në mbrojtje

Laszlo Balint e ka cilësuar si një fitore të rehatshme atë të skuadrës së Universitatea Kraiovës përballë Vllaznisë. Kuqeblutë u mundën 3-0 me gola të pësuar të gjithë në pjesën e dytë dhe tekniku i rumunëve deklaroi pas sfidës se gjithçka kishte shkuar sipas planit.

Jmhhc2g9NWVjMDY1ZWVhNzI1MTdjNTVkYWQ2YTIxNGI1YWJhMGE=.thumb

“Nuk ishte aspak e lehtë, jam i kënaqur me mënyrën se si skuadra e përballi ndeshjen. Nuk e kam thënë këtë vetëm një herë, asgjë nuk është rastësore. Çfarë ndodhi këtë të diel ishte një shenjë e mirë për ne, ne sot mund të shënonim që në aksionin e parë. U thashë djemve në pushim se duhet të kishim durim dhe besim. Isha plotësisht i bindur se goli do të vinte. Kishte edhe pak mungesë fati, pasi kishim situata të pastra. Por nuk ka rëndësi kur u shënua, ka rëndësi kualifikimi.

Kemi luajtur ndeshje ku kemi qenë në kontroll të plotë. Sot gjithçka shkoi sipas planit, edhe pse golat erdhën në pjesën e dytë. Pap dhe Gaman e dinin q  do të luanin 45 minuta secili pasi kjo ngjeshje e ndeshjeve është një sfidë. Ne duhet të ruajmë formën e mirë. Jam i lumtur që kishim një rezultat të rehatshëm. Mendoj se nuk kishim asnjë problem në aspektin mbrojtës, ndërsa në sulm krijuam raste e shënuam tre gola”, tha Laszlo Balint.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"